Kim Kardashian u shfaq në një video pornografike, nëna e saj flet për herë të parë pas skandalit

Superyllit, Kim Kardashian vite më parë i është zbuluar videoja pornografike.

ShowBiz

13/07/2018 08:25

E për këtë nëna e Kim Kardashian, Kris Jenner ka vendosur për herë të parë të flasë për videon virale, shkruan lajmi net.

Pamjet e saj me Ray J kanë marrë klikime të shumta e madje prej saj u bënë edhe të famshëm.

Gjatë një interviste, Kris është pyetur nëse vajza e saj është bërë e njohur falë këtyre skandaleve.

“Ti nuk mund të kontrollosh atë që njerëzit thonë dhe është e vështirë ta kalosh. E vetmja gjë që mësova ishte se mund të kalosh cdo gjë nëse familja të mbështet. Ishte një moment i vështirë për mua si nënë dhe paksa shkatërruese”, tha Kris për ‘OBJECTified’.

Pavarësisht kësaj, vajzat e familjes Kardashian tashmë janë shumë të pasura dhe me biznese të ndryshme./Lajmi.net/