Kim Kardashian akuzohet se përdori ‘photoshop’ për vajzën në portretin familjar

38 vjeçarja ka postuar një foto në Instagram, ndërsa fanasat e saj vunë re se kishte ndryshuar atë nga fotografia origjinale.

ShowBiz

15/11/2018 23:38

Kim Kardashian është detyuar të mohojë se përdori fotoshop në një imazh të vajzës së saj, ku thuhet se tentoi ta bënte atë më të hollë, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Ajo ishte akuzuar se i kishte zvogëluar barkun North në një foto familjare, ku e postoi në Instagram bashkë me djalin pesë vjeçar, Saint.

Një burim i afërt me Kim tha se ajo e mori fotografinë e redaktuar nga një faqe e fansave të saj dhe nuk ishte fare në dijeni për ndryshimin ishte bërë në të.

Ata i thanë Mail Online: “Kim nganjëherë i merr  imazhet nga faqet e fansave të saj. Kjo ishte një nga ato. Fotografia e paparacëve u ndryshua nëpërmjet faqes së fansave.

Ky burim shtoi se ajo nuk do ta ndryshonte kurrë peshën e North në foto, e cila u shkrep gjatë pushimeve në Bali. /Lajmi.net/