Khloe i bën dhuratën më të mirë Kimit në përvjetorin e martesës

Kim Kardashian dhe Kanye West dje kanë festuar katërvjetorin e martesës.

ShowBiz

25/05/2018 17:00

Për këtë ditë, ylli televiziv bëri dedikim special për bashkëshortin e saj dhe ndau me ndjekësit edhe disa imazhe të reja nga dasma, shkruan lajmi.net.

Padyshim që nuk kanë munguar as dhuratat për të, si nga bashkëshorti edhe nga familjarët e tjerë.

Një prej tyre ajo e zbuloi publikisht për fansat në rrjete sociale dhe bëhet fjalë për dhuratën që motra e saj, Khloe Kardashian i bëri asaj.

Ishte një buqetë përplot me trëndafila në të cilën shkruan “Urime përvjetorin Kimye. Dashuria gjithmonë fiton!! Të duan KoKo dhe True”. /Lajmi.net/