KFOR-i largohet nga liqeni i Gazivodës, vazhdojnë patrullimet në veri të vendit

Ushtarë amerikanë të KFOR-it të cilët për 13 orë qëndruan në fillim të digës së Ujmanit, janë larguar sot nga ajo pjesë.

Lajme

05/08/2018 13:30

Kështu të paktën shkruan Radio Televizioni serb, duke i’u referuar raportimeve të gazetarit të tyre nga vendi i ngjarjes.

Siç bëhet e ditur, në këtë vend nuk ka mbetur më asnjë ushtar i KFOR-it.

Pas largimit nga Ujmani, KFOR-i ka vazhduar patrullimet në rrugën kryesore në Zubin Potok, si dhe vëzhgimin e situatës me helikopterë në veri të vendit, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme në liqenin e Ujmanit ishin stacionuar nëntë automjete ushtarake të forcave amerikane.

Siç edhe ishte bërë e ditur përmes një komunikate, një veprim i tillë ishte i planifikuar dhe se nuk kishte për qëllim marrjen në kontroll të Liqenit të Gazivodës./Lajmi.net/