Këto rrugë paraqesin rrezik në Prishtinë

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës, të specializimit Komunikacion dhe Infrastrukturë, në UBT, kanë vizituar disa rrugë të kryeqytetit, me qëllim që të analizojnë gjendjen e tyre.

Lajme

17/05/2018 10:52

Si vend i rrezikshëm për qarkullim të automjeteve të transportit të mallrave është konsideruar rruga nacionale, N2, si dhe rruga regjionale Fushë Kosovë – Prishtinë.

Studentët erdhën në këtë përfundim pasi që lartësia e automjeteve është mbi 4.50m, ndërsa ura shihet qartë që është e dëmtuar.

“Kjo rrugë i plotëson kushtet që të konsiderohet një vend i rrezikshëm për shkak të ngarkesës së rrugës, formës gjeometrike të saj dhe kahjeve të lëvizjes së automjeteve”.

Sipas tyre i rrezikshëm është edhe kryqëzimi i rrugës “Agim Ramadani” dhe “Fehmi Lladrovci “, afër Fakultetit Teknik, është konsideruar vend i rrezikshëm.

“Në ketë kryqëzim të rrugës, fazat në semaforë krijojnë pikë konflikti, që në realitet, e shndërron këtë kryqëzim të rrugës në një vend të rrezikshëm”.

Vizita studimore në rrugët e Prishtinës është realizuar në mënyrë që studentët të shohin problemet në praktikë dhe të mësohen të identifikojnë pikat e konfliktit, të cilat paraqesin rrezikshmëri të lartë për drejtuesit e automjeteve, por edhe të merren masat parandaluese për eliminimin e këtyre vendeve të rrezikshme përmes metodës “Dritarja e rrëshqitshme”, duke marrë një segment rrugor në gjatësi prej 300m, ku kanë ndodhur dy e ma shumë aksidente.