Këto janë synimet e Ardian Gjinit nëse bëhet kryetar i Gjakovës

Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini ka folur për disa prioritete nëse arrin të fitojë në zgjedhjet e 22 tetorit.

Lajme

22/09/2017 21:11

Ai ka akuzuar ish-kryetaren, Mimoza Kusari-Lila se nuk jeton në Gjakovë, dhe e ka akuzuar për shumë dështime.

“Ne po dojmë me dhanë ni vizion jo veç e rregullova ni qendër. Qëllimi i parë është me përmirësu shëndetësinë.Me ul nevojën për shërbime shëndetësore, me pas sport rekreacion, me heq pluhurin bërllogun me shndërru Gjakovën në një destincaion dikush me mrri me ardh në Gjakovë, kërkush spo don me ardh bile edhe kryetarja po rrin në Prishtinë. Nuk ka tualete në shumë Qendra, qendra e vaksinimit u shkatërru, qendra  e mjekësisë familjare dy vjet ska punu fare. Ne synjmë me i pas katër simpoziume në vit  dhe këto mu subvencionu prej komunës vazhdojnë jetën me gjatë. Dojmë me i kyç të gjithë mjekët specialist, të kemi mjek që kanë me marr pjesë në komitetet tona të përbashkëta për shërbime shëndetësore, dhe për shndërrim në ato fusha që jemi tëmirë. Jo vetëm kemi ndërtu qendra e kemi marr këtë projekt’’, ka thënë Gjini në Dukagjini.

Kandidati i AAK-së tutje ka akuzuar ish-kryetaren për shpenzimet në dreka zyrtare. /Lajmi.net/