Këto janë preferencat seksuale të VIP-ave!

“A është seksi i pistë? Vetëm nëse bëhet siç duhet”. Kjo shprehje e mjeshtrit të filmave, Woody Allen, duket se vlen për shumë emra të njohur të Hollivudit. Shumë prej tyre kanë preferenca të çudishme seksuale.

ShowBiz

18/02/2015 20:11

-Angelina Jolie thuhet se ka provuar praktika seksuale nga më të çuditshmet. Në biografinë e saj thuhet se ajo dhe Brad Pitt kanë ndërtuar në pronën e tyre në Francë një kasolle të vogël peshkatarësh. Aty brenda ka lodra seksuale që kushtojnë rreth 30 mijë euro. Mbetet për t’u shpresuar që gjashtë fëmijët e tyre nuk do e zbulojnë kurrë këtë “dhomë lojërash” të prindërve dhe të pyesin se përse duhet kamxhiku.

angleina

-Christina Aguilera preferon që të eksitojë të dashurit e saj e veshur me lëkurë. Me ish- burrin e saj, çdo javë organizonin “Të dielën nudo”, pasi nuk mbanin gjithë ditën asnjë rrobë në trup.

Christina Aguilera

-Kristen Stewart rrëfeu në një intervistë se ajo dhe Robert Pattinson- aktualisht të ndarë- pëlqenin që të lëpinin sqetullat e njëri- tjetrit- më pas nuk laheshin.

Kristen Stewart

-Fergie thotë se përpara seksit me bashkëshortin, kërcen në një tub që e kanë vendosur në dhomën e gjumit.

www.popcrush.com.br

-Rihanna thotë se i pëlqen seksi i egër. “Në shtrat është mirë që të jesh e bindur. Duhet të bësh si e vogël, në mënyrë që meshkujt të ndjehen mirë dhe t’u duket sikur kanë kontrollin. Më pëlqen që të më lidhin dhe të më godasin me shpullë,” pati rrëfyer ajo.

Rihanna

-Edhe Eva Longoria thotë se i pëlqen që ta lidhin gjatë seksit. Mundësisht të përdoren vetëm peshqirë prej mëndafshi për ta lidhur.

Eva Longoria

-Ylli i filmit “Avatar”, Zoe Saldana thotë se i pëlqen pozicioni i misionarit, por edhe që të jetë në gjunjë. “Ah, më pëlqen edhe stili i qenit dhe seksi në këmbë”.

Zoe Saldana

-Pamela Anderson ka rrëfyer se i pëlqen që të vishet me kostumin e “Baywatch” dhe të shpëtojë të dashurin e saj nga dushi.

Pamela Anderson