Këto janë pesë skuadrat e mëdha që Ramsey refuzoi për Juventusin

Juventus pak ditë më parë ka zyrtarizuar marrëveshjen me Aaron Ramsey, me mesfushorin që në fund të sezonit do të largohet nga Arsenal, për të kaluar në Torino.

Sport

14/02/2019 11:47

Mesfushori uellsian ka kontratë me Arsenalin deri në fund të sezonit, dhe ka qenë i lirë të bisedojë me skuadrat tjera për të ardhmen.

Është Juventusi që ka bindur 27 vjeçarin, i cili ka vendosur që nga sezoni i ri të jetë pjesë e Serie A.

‘BBC Sport’ raporton se Ramsey ka refuzuar pesë skuadra të mëdha, për t’iu bashkuar Juventusit, përcjell ‘lajmi.net’.

Bëhet fjalë për Barcelonën, PSG, Inter, Bayern Munich dhe Real Madrid./Lajmi.net/