Këto janë gjetjet më të çuditshme në hartën e Google Earth (Video)

Google Earth përmes fotografive që janë regjistruar në hartë, ka zbuluar pamje nga më të çuditshmet dhe më prekëset njëkohësisht, shkruan lajmi.net

Fun

12/12/2016 17:38

Në mesin e historive që e kanë secila fotografi, është mesazhi i fundit i një gruaje drejtuar burrit të saj, se toka të cilën e punon duhet të rregullohej më mirë. Pas vdekjes së saj, burri e rregullon tokën në formë të kitares.

Një tjetër histori e dhimbshme është regjistrimi përmes fotove e një djali të vdekur pranë shinave të trenit dhe makina e policisë pranë tij. Babai pasi e ka parë në hartën e Google Earth, ka kërkuar që ai imazh të zëvendësohet me një të ri.

Ka edhe të tjera histori të tjera, të çuditshme, qesharake, të pabesueshme, të cilat mund t’i shikoni në videon më poshtë. /Lajmi.net/

YouTube player