Këto janë 15 projektet milionëshe që do të financohen nga BERZH – Lajmi.net
Këto janë 15 projektet milionëshe që do të financohen nga BERZH
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 12:49, 28 February 2018
Kosova mori pjesë në Samitin e Londrës, ku u prezantuan 40 projekte për financim. Mirëpo, nga këto projekte si duket do të përkrahen vetëm 15.

Kështu ka bërë të ditur ministri i zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka, i cili ka publikuar listën e këtyre projekteve që mund të financohen nga BERZH-i.

Në mesin e projekteve të cilat do të mund të financohen janë edhe Unaza e jashtme e Prishtinës, që kap vlerën 60 milionë euro, autostrada për Merdare, e cila kap vlerën 80 milionë euro dhe rehabilitimi i Kosovës B nëse i kalon disa teste të përcaktuara nga Banka me mbi 100 milionë euro.

Ndërkaq, kjo është lista  e plotë e projekteve të cilat do të financohen nga BERZH-i:

  1. Unaza e jashtme e Prishtinës – 60 milionë EUR
  2. Ujë matësit dixhital për çdo shtëpi – 15 milionë EUR
  3. Trajtimi i ujërave të zeza në Gjilan – 30 milionë EUR
  4. Infrastruktura përcjellëse e impiantit të trajtimit të ujërave të zeza në Prishtinë – 30 milionë EUR
  5. Autostrada për në Merdare – 80 milionë EUR
  6. Zgjerimi i Parkut të Biznesit në Drenas – 15 milionë EUR
  7. Parkun teknologjik dhe inkubator biznesi – 5 milionë EUR
  8. Projekte në energji të ripërtëritshme – varësisht nga madhësia dhe kërkesa e sektorit privat
  9. Ngrohtore Qëndrore të Qyteteve më kusht që nxehtësia gjenerohet nga energjia e gjelbër (biomasë, biogas ose gjeotermike) – rreth 30 milionë EUR për qytet
  10. Ndryshimi i gypave të vjetër në Ujësjellësit Rajonal të Gjakovës – 12 milionë EUR
  11. Nëse lejon kapaciteti financiar në komuna, autobusë të njëjtë si në Prishtinë
  12. Rehabilitimi i Kosovës B nëse i kalon disa teste të përcaktuara nga Banka – mbi 100 milionë EUR
  13. Rehabilitimi i Hekurudhave – 9 milionë EUR
  14. Rregullimi i shtretërve të lumenjve
  15. Rezervuar dhe diga të Ujit

Kosova momentalisht është vendi i 3të në Ballkanin Perëndimor për nga bashkëpunimi me BERZH!/Ndertimi.info

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO