Këto fotografi do të ju bëjnë që ta rivlerësoni tërë ekzistencën tuaj (Foto)

Universi duket tepër i madh dhe me të vërtetë i frikshëm.

Fun

25/10/2015 15:28

Shikoni këto fotografi që zbulojnë fakte interesante në univers, që ndoshta do të ju bëjnë të mendoni mirë për gjithë ekzistencën e jetës tuaj.

1. Kjo është Toka! Këtu ne jetojmë.

2. Dhe kjo është Toka në sistemin tonë diellor (Shigjetat e kuqe)

3. Kjo është distanca në mes Tokës dhe Hënës. Nuk duket edhe aq larg, apo jo?

4. Mendoni përsëri. Brenda kësaj distance ju mund ta përshtatni çdo planet në sistemin tonë diellor, mirë dhe qartë.

5. Të flasim rreth planetëve. Ajo njollë e gjelbër është ‘Amerika Veriore” në Jupiter.

6. Dhe kjo është madhësia e Tokës, krahasuar me Saturnin (Gjashtë Toka)

7. Dhe vetëm sa për matje, kjo është ajo se si unaza e Saturnit do të dukej nëse do të ishte rreth Tokës

8. Kjo këtu është një kometë. Shikojeni se si duket ajo kur krahasohet me Los Anxhelosin

9. Por, ajo nuk është asgjë në krahasim me Diellin tonë. Vetëm kujtoni (Ti je këtu, shigjeta e kuqe):

10. Kjo është Toka nga Hëna

11. Kjo është Toka nga Marsi:

12. Kjo është Toka prapa unazave të Saturnit:

13. Dhe kjo është Toka përtej Neptunit, 4 bilion kilometra larg.

14. Të kthehemi përsëri prapa për pak. Kjo është madhësia e Tokës krahasuar me madhësinë e Diellit. Tmerruese, apo jo?

15. Dhe ky është i njëjti Diell nga sipërfaqja e Marsit:

16. Por ajo nuk është asgjë prapë. Ka më shumë yje në hapsirë se sa që ka copa të rërës në çdo plazh në Tokë:

17. Që do të thotë se ka shumë të tjerë në hapsirë që janë shumë më të mëdhenj se Dielli. Vetëm shikoni se sa i vogël dhe i parëndësishëm Dielli ynë duket nga një distancë shumë e largët:

18. Këtu është një tjetër shikim. Ylli më i madh, VY Canis Majoris, është 1,000,000,000 herë më i madh se Dielli:

19. Por asnjëra nga këto nuk mund të krahasohet me madhësinë e një galaktike. Në fakt, nëse e tkurrni Diellin poshtë në madhësinë e një qelize të bardhë të gjakut dhe e tkurrni edhe galaktikën Rruga e Qumështit në të njëjtën shkallë, Rruga e Qumështit do të jetë sa madhësia e SHBA-ve:

20. Kjo është për shkak që Rruga e Qumështit është shumë e madhe. Brenda kësaj ne jetojmë:

21. Por kjo është ajo që ju gjithmonë shihni:

Të gjitha yjet që ju i shihni gjatë natës janë vetëm një pesë e këtij rrethi të verdhë në foto lartë.

22. Por edhe galaktika jonë është shumë e vogël krahasuar me disa të tjera. Kjo është Rruga e Qumështit krahasuar me IC 1011, 350 milionë vite dritë larg nga Toka:

23. Por, të mendojmë më shumë. Në këtë fotografi të bërë nga teleskopi Hubble, shfaqen me mijëra galaktika, secila përmban miliona yje, secila me planetët e veta:

24. Dhe mbajeni këtë në mend – kjo është një fotografi e një pjese të vogël të universit. Ky është vetëm një fraksion i parëndësishëm që shfaqet në qiellin e natës në Tokë.

25. Dhe, siç e dini, duhet të përmendim se ka disa vrima të zeza në univers. Kjo është madhësia e një vrime të zezë krahasuar me orbitën e Tokës, tmerruese:

Kështu që nëse ndjeheni ndonjëherë të zhgënjyer me jetën tuaj, vetëm kujto…

Kjo është shtëpia jote.

Kjo është ajo çfarë duket kur e zvogëloni shtëpinë tuaj në sistemin solar.

Dhe kjo është ajo çfarë ndodhë kur e zvogëloni edhe më tepër pamjen…

Dhe më shumë… (Galaktika e Rrugës së Qumështit)

Dhe duke vazhduar zvogëlimin më tej e më tej…


Dhe kjo është ajo. Ky është i gjithë universi, dhe këtu diku jetojmë ne. Vetëm një pikë e bardhë në mes të gjitha të tjerave.

Shpërndaje me miqtë dhe ndoshta do t’i bëni që ta vlerësojnë më tepër jetën e tyre.