Këto 10 fotografi e tregojnë realitetin e luftërave në botë (Foto)

Gunduz Agayev ka publikuar një tjetër koleksion të artit të tij që tregon disa të vërteta të dhimbshme, dhe këtë herë ai është duke e treguar realitetin e luftërave që po ndodhin aktualisht në botë.

Fun

03/12/2015 23:07

I njohur për punimet e tij “Imagjino” dhe “Udhëheqësit Satirik Botëror”, Agayev ka postuar në Facebook serinë e tij më të fundit duke shfaqur kështu realitetin e luftës.

Agayev në postimin e tij në Facebook shkroi:

“Në të kaluarën njerëzit krijuan një Zot të luftës dhe e fajësuan atë për luftërat. Sidoqoftë, përgjatë historisë u pa që vetëm njerëzit ishin përgjegjës për derdhjen e gjakut. Ende, shumica prej nesh nuk e kuptojmë këtë dhe dëshirojmë që të shmangim përgjegjësitë.

Lufta është një vdekje, një vetëvrasje. Kombet masakrojnë njëri-tjetrin dhe gjithë njerëzimin. Megjithatë, njerëzit kanë mundësi ta pengojnë këtë fatkeqësi. Ekziston një mënyrë e luftimit të luftës. Duhet të jetë detyrë e çdo njeriu përpara se njerëzimi ta vazhdojë këtë luftë”.

Portretet e mëposhtme artistikisht portretizojnë një numër të dhimbshme – por të nevojshme – të të vërtetave. (lajmi.net)

1 2 3 5 6 7 8 9 10 11