Këta janë 10 deputetët e rinj nga PDK dhe LDK në Kuvendin e Kosovës

Kabineti i ri qeveritar i udhëhequr nga Isa Mustafa, do të lirojë dhjetë vende në Kuvendin e Kosovës, të cilat do të zëvendësohen nga kandidatë për deputetë të PDK-së dhe LDK-së në zgjedhjet e 8 qershorit, që fillimisht nuk kishin arritur votat e mjaftueshme për të hyrë në Kuvend. 

Lajme

09/12/2014 15:36

Pesë deputetë të PDK-së dhe po aq nga LDK, janë bërë pjesë e qeverisë së re, dhe automatikisht ata humbin të drejtën që të jenë pjesë e Kuvendit.

Ulëset e tyre në Kuvend, do t’i zënë kandidatët për deputetë nga këto dy parti, që ishin të parët në pjesën e listave të kandidatëve për deputetë që nuk kishin arritur të merrnin votat e mjaftueshme për të hyrë në Kuvend.

Ulësen e deputetit në PDK do ta lirojnë, Hashim Thaçi, Arsim Bajrami, Hajredin Kuçit, Memli Krasniqi dhe Edita Tahiri. Këta do të zëvendësohen nga, Nait Hasani, Shaip Muja, Fadil Demaku, Hajdar Beqa dhe Salihe Mustafa.

Duke iu referuar rezultatit zgjedhor të zgjedhjeve të 8 qershorit, Nait Hasani ka marrë 9 mijë e 354 vota, Shaip Muja ka marrë 9 mijë 209 vota, Fadil Demaku 8 mijë e 983 vota, Hajdar Beqa 8 mijë e 617 vota dhe  Salihe Mustafa 4 mijë 801 vota. 

Ndërsa ulësen e deputetit në Kuvendin e Kosovës nga LDK do ta lirojnë, Isa Mustafa, Kujtim Shala, Haki Demolli, Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami. Këta zëvendësohen nga, Murat Hoxha, Agim Kukaj, Bardhyl Meta, Milazim Haliti dhe Synavere Rysha.

Sipas rezultatit zgjedhor të zgjedhjeve parlamentare, Murat Hoxha ka marrë 7 mijë vota 815,  Agim Kikaj 7 mijë 772 vota, Bardhyl Meta 7 mijë e  694 vota,  Milazim  Haliti 7 mijë e 610 vota dhe Synavere  Rysha 6 mijë e 923 vota. (lajmi.net)