Këso moti do të mbajë për vikend në Kosovë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë vikendit në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.

Lajme

02/03/2018 15:19

Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nëpërmjet 4-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-11m/s.