Kështu e befasoi bashkëshorti Ryvën për ditëlindje

Për Ryva Kajtazin data e sotme është shumë e veçantë.

ShowBiz

09/03/2018 21:00

Kjo ngase këngëtarja sot feston ditëlindjen dhe ka mbushur plot 38 vite jetë, shkruan lajmi.net.

Dhuratat për ditëlindjen e saj kanë filluar që në orët e para të kësaj dite dhe kanë vazhduar gjatë tërë ditës.

Së fundi, në llogarinë e saj në Snapchat, Ryva ka publikuar disa imazhe përmes të cilave zbuloi dhuratat nga bashkëshorti.

Një buqetë me trëndafila, tortë dhe telefon i markës “iPhone”, ishin dhuratat për këngëtaren, e cila falënderoi publikisht burrin për to. /Lajmi.net/