Këshilltari i Haradinajt shkon në Selinë e LDK-së

Gani Demaj, këshilltari i liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka hyrë në Selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajme

10/07/2017 13:18

I pyetur nga gazetarët se cila ishte arsyeja e kësaj vizite, Demaj ka thënë: “veç kqyra qysh janë”.

Përndryshe, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka ftuar në kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën dhe atë të Vetëvendosjes, Visar Ymerin për të biseduar rreth konstituimit të institucioneve të reja. /Lajmi.net/