Kërkon nga Shpend Ahmeti heqjen e WC-së së rojeve të Presidentes

Meqë rrjetet sociale tashmë janë trend që qytetarët të shprehin shqetësimin e tyre, një banor i lagjes “Bregu i Diellit” i është ankuar publikisht kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit. 

Lajme

22/09/2014 18:08

Ky qytetar ankohet se te ndërtesa, ku ndodhet banesa e tij, është vendosur një WC publike, derisa thotë se kjo është vendosur nga rojet e presidentes Jahjaga. Qytetari Guxim Gërxhaliu, i cili ka publikuar edhe fotografi, thotë se i është vështirësuar jeta në vendin ku ai aktualisht jeton.

Ai ka kërkuar nga Komuna e Prishtinës që të merret me zgjidhjen e këtij problem, meqë, sipas tij, askush nga banorët nuk është pyetur për vendosjen e kësaj WC publike.

Lexojeni të plotë shkrimin e Guximit:

I nderuari z. Ahmeti kisha pas dëshire me dit çka ka ndodh këtu. Policët qe e ruajnë sigurinë e kryetares ATIFETE JAHJAGA, kanë vendosë këtë WC publike ngjitur ma banesën time.

1. Tash un duhet te eci në baltë, sepse e kanë zënë trotuarin.

2. Kutërbon era nga fekalet

3. Mjeti për zbrazjen e fekaleve, nuk ka hapësirë për të hy që ta bëjë zbrazjen.

4. Askush nga banorët nuk është pyetur për këtë veprim.

Ju kisha lut sa më shpejtë të ndërmerrni masa.

Me respekt,

GUXIMI. /Indeksonline/