Kërkohet bashkëpunim përmbajtjesor Kosovë-Shqipëri, jo personalizim

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, priti në një takim kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja, Visar Ymeri dhe kryetarin e grupit parlamentar të kësaj partie, Glauk Konjufca.

Lajme

19/11/2016 15:26

Gjatë takimit sipas një komunikate të PD-së u diskutua gjerësisht mbi situatën aktuale në Shqipëri dhe Kosovë.

Kryetari i opozitës theksoi se kërkohet një bashkërendim i vërtetë përmbajtjesor mes Tiranës dhe Prishtinës në funksion të objektivave të përbashkët strategjikë, dhe jo amatorizëm e protagonizëm personal.

“Në veçanti ky bashkërendim duhet ti shërbejë forcimit dhe jo zbehjes së rolit të Kosovës në arenën rajonale dhe ndërkombëtare”, tha Basha.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë të vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari në ambientet e paraburgimit, Basha shprehu keqardhjen e thellë për këtë ngjarje dhe nënvizoi nevojën dhe domosdoshmërinë për një hetim të plotë, të besueshëm dhe transparent.