“Kërcënimi” i radhës nga Trump për Sirinë

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar qeverinë e Sirisë se SHBA është e gatshme të godasë përsëri në rast se kryen sulme të reja me armë kimike.

Bota

15/04/2018 09:34

Paralajmërimi erdhi pasi SHBA, Britania dhe Franca goditën tre zona në Siri si kundërpërgjigje ndaj një sulmi kimik një javë më parë në qytetin sirian Douma.

Siria mohon çdo sulmim me armë kimike dhe thotë se ai i sajua nga rebelët.

Një votim i Këshillit të Sigurimit në OKB, thirrur nga  aleatja e Sirisë, Rusia, për dënimin e sulmeve të udhëhequra nga SHBA, u hodh poshtë.

Vala e goditjeve ajrore përbën sulmin më të fortë kundër qeverisë së Presidentit Bashar al-Assad nga fuqitë perëndimore në shtat vite të luftës civile në Siri