‘Keqpërdorim i llojit të vet’, sekretari i UP’së merr pagë 4 mijë euro

Esat Kelmendi, arsyetohet se të ardhurat shtesë i ka marrë nga honoraret, bazuar në Rregulloren mbi kompensimin e punës së komisioneve që themelohen në nivel të Universitetit. Por deputetë këtë gjë e quajnë “keqpërdorim të llojit të vet”.

Lajme

03/03/2014 11:44

Sekretari i Universitetit të Prishtinës Esat Kelmendi, ka marr rreth 4 mijë euro, vetëm për një muaj.

Sipas “Kohës Ditore”, paga e tij e deklaruar është rreth 1 mijë e 140 euro, por ai ka marrë dyfishin, e ndonjëherë edhe katërfishin e kësaj page gjatë disa muajve të vitit të kaluar, por dhe gjatë fillimit të vitit 2014.

Esat Kelmendi, arsyetohet se të ardhurat shtesë i ka marrë nga honoraret, bazuar në Rregulloren mbi kompensimin e punës së komisioneve që themelohen në nivel të Universitetit. Por deputetë të Komisionit parlamentar të arsimit këtë gjë e quajnë “keqpërdorim të llojit të vet”.

Burime të brenda Universitetit të Prishtinës “hasan Prishtinë” bëjnë të ditur se shumën vjetore të të ardhurave që është dashur të marrë Kelmendi nga paga, e ka realizuar nga honorarët e rreth katër muajve.

Ndërsa, vetëm në nëntorin e vitit 2013, ai ka marrë një pagë mbi 4 mijë e 200 euro, apo katërfishin e pagës së tij bazë.