Keni kaluar një dite të ngarkuar me stres? Ja disa mënyra si të çlodheni

Ndiheni të lodhur dhe nuk dini si të qetësoheni?

Lifestyle

21/06/2017 02:39

Më poshtë ju renditim disa këshilla për të çlodhur veten tuaj, pas një dite plot stres dhe lodhje.

Një banjë qetësuese –
Shtoni vajra të ndryshme aromatikë, ose në mungesë të tyre, vaj bebesh ose larës trupi. Do të krijoni kështu një mjedis relaksues, që do t’ju çlodh trupin dhe mendjen.

Bëni manikyr ose pedikyr vetë –
Shumica e femrave e gjejnë si aktivitet relaksues një manikyr ose pedikyr në fund të ditës. Nëse nuk keni kohë dhe para për të shkuar në një sallon bukurie, provoni ta bëni në shtëpi.

Provoni Yoga-
Mund ta praktikoni edhe në kushte shtëpie. Zgjidhni pozicione të lehta, me të cilat do të relaksoheni.

Silluni si fëmijë –
Bëni diçka që e bënit kur ishit fëmijë. Luani një nga lojërat tuaja të preferuara ose dëgjoni këngët, që dëgjonit atëherë.

Shkruani ose lexoni –
Hidhini shqetësimet tuaja në letër, nëse nuk keni dikë me të cilin t’i ndani. Leximi është tmerrësisht qetësues dhe jua largon shqetësimet nga koka, dhe pse për pak kohë.

Dëgjoni muzikë qetësuese –
Dëgjoni muzikë qetësuese ose kërceni nëpër shtëpi me këngë ritmike. Bëjeni këtë për një orë dhe gjendja juaj shpirtërore do të ndryshojë krejtësisht.

Pini çaj kamomili –
Një filxhan çaj kamomili ju qetëson nervat, pas një dite të ngarkuar me stres. Kamomili është qetësues natyror, që përdoret prej mijëra vjetësh dhe që ju ndihmon të flini gjumë lehtësisht. /Lajmi.net/