Këngëtarja shqiptare gjobitet nga policia për “veshje të papërshtatshme në publik” (Foto)

Një rast i çuditshëm gjobitjeje është shënuar në Tiranë ditën e djeshme.

ShowBiz

25/07/2017 16:52

Laura Kërliu ka qenë një ndër konkurrentet e “X Factor 3”. Ajo ka vijuar karrierën e saj si këngëtare. Pasi është prezantuar një vit më parë me klipin “Boll mo”, këtë verë Laura aktualisht është duke punuar për një tjetër projekt.

Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia është gjobitur nga policia e Tiranës për veshje të papërshtatshme në ambiente publike, sipas “Balkanweb”.

Laura ka vendosur të xhirojë videoklipin e ri në bregdetin shqiptar, por mesa duket ka harruar të ndërrojë veshjen dhe ka shëtitur në rrugët e Tiranës me të brendshme. Kërliu ka qenë duke xhiruar klipin “Boy Boy”./Blitz/