Këngëtari i njohur nga Kosova është bërë sot me nënshtetësi shqiptare (FOTO)

Më vendim të kreut të shtetit Bujar Nishani ditën e sotme shtatë shtetas nga Kosova kanë përfituar shtetësinë shqiptare.

ShowBiz

30/05/2016 19:44

Në listë është edhe emri i një këngëtari të njohur, si Dren Abazi.

Ky i fundit u bë i njohur si pjesë e grupit “Zig Zag Orchestra” dhe nga bashkëpunimet me shumë këngëtare nga Shqipëria, si Anjeza Shahini, Ledina Çelo etj.

Duke qenë i preferuar nga publiku, Dreni vjen shpesh herë të këndojë live në lokalet e natës në Tiranë. Tani që ka marrë nënshtetësinë, nuk do të vijë më si një i ftuar.