KEDS planifikon të investojë në Malishevë – Lajmi.net
KEDS planifikon të investojë në Malishevë
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 11:27, 16 May 2017
KEDS ka planifikuar që këtë vit të realizojë disa projekte në Malishevë. Investimet do të realizohen kryesisht në disa fshatra, por edhe brenda në qytet.

Zyrtarët e KEDS-it, ditë më parë kanë informuar kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begajnpër investimet që priten të realizohen në këtë komunë.Sipas tyre,deri më tash janërealizuar disa projekte te rregullimit të infrastrukturës energjetike, si në fshatin Llazicë dhe Astrazup.

“Në Mleqan është duke u realizuar një projekt. Shumë shpejt pritet të investohet në Dragobili 1 dhe Dragobili 2, kurse në proces janë projektet në fshatërat Bubavec, Stapanica, Shkozë e Marali”, thanë zyrtar të KEDS-it.

Ndërkaq,kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka kërkuar nga zyrtarët e KEDS-it që të investohet në ndërtimin e trafos 110kv..

Fuqia aktuale e energjisë elektrike në Komunën e Malishevës, sipas tij,është e pamjaftueshme.

“Pa një furnizim normal me energji elektrike, nuk mund të paramendohet as një zhvillim ekonomik, pasi çdo investitor e kërkon edhe energjinë elektrike”, tha Begaj.

Qytetarët e Malishevës, besojnë në premtimet e KEDS-it. Ata thonë se qyteti i tyre ka nevojë për një infrastrukturë tëre të energjisë elektrike.

Faruk Kastrati nga fshati Kijevë tha se KEDS, gjatë vitit të kaluarka bërë disa investime në përmisimin e infrastrukturës së energjisë elektrike, porseende ka nevojë për investime të tilla. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: KEDS, Malisheve, Ragip Begaj

Fotolajm

Kim Jung, bëhet pjesë e batutave
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Bubble Trouble
  • Play World Soccer Champion
  • Play iStunt 2