Katër vjeçari aksidentohet pasi ndjek çiklistin në rrugë (Video)

Nëna e këtij djaloshi e ka shpërdarë videon që t’I paralajmërojë prindërit e tjerë.

Fun

22/08/2017 10:54

Incidenti ka ndodhur të premten në rrugën Cleveland, transmeton lajmi.net

Një çiklist i cili po e kalonte rrugën, vendosi që të bëjë një hendek në trafik. Fëmija e ndjek çiklistin dhe ngeci në mes të rrugës…

Katër vjeçari u aksidentua nga një makinë, pasi vrapoi në rrugë kur drita ishte e gjelbër për makina.

“Nëse jeni duke bërë truqe për të kaluar rrugën dhe ka fëmijë përreth teje, ju lutem keni kujdes me veprimet tuaja, nga që fëmija mund të mendojë se është e sigurtë të kalojë rrugën,” është shprehur e ëma e djaloshit që u aksidentua.

Shikoni videon për më shumë. /Lajmi.net/