Katër sekrete që duhet t’i dini për supat e mëngjesit! – Lajmi.net
Katër sekrete që duhet t’i dini për supat e mëngjesit!
Autori: Lajmi.net LifestyleReceta 9:48, 20 September 2018
Këto gjëra janë shumë me rëndësi

1. Konsumoni më shumë perime 
Nëse hani mëngjes të shëndetshëm, shanset janë që ju konsumoni fruta, qoftë një banane ndërsa dilni me nxitim nga dera, apo manaferra brenda kosit tuaj. Por me siguri nuk konsumoni shumë perime, të paktën deri në drekë. Një tas i madh me supë mund të bëjë që të konsumoni më shumë perime.

2. Tashmë mund të keni pak në frigorifer
Një nga gjërat më të mira përsa i përket supës është se shija e saj është edhe më e mirë të nesërmen, pasi shijet janë përzier së bashku. Kështu që, tenxherja e supës që keni gatuar në mbrëmje, do të jetë edhe më e shijshme në mëngjes.

3. Mund ta merrni me vete në mëngjes
Përdorni një termos kafeje si një termos supe dhe kështu ju merrni me vete mëngjesin tuaj të nxehtë, i cili është në të njëjtën kohë dhe “pije”.  Supa do të ruhet shumë mirë dhe ju do të shijoni diçka me vlerë për shëndetin tuaj.

4. Mund të qëndroni të ngopur deri në drekë
Supa mund të të kënaqë dhe të “të ngopë” pa të rënduar. Kjo do të thotë se ju do të jeni të ushqyer deri në vaktin tuaj të ardhshëm, por nuk do të ndjeheni të rënduar nga një tas i madh me supë.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO