Katër komisione parlamentare mblidhen sot

Në Kuvendin e Kosovës sot gjatë ditës do të mbahen disa komisione parlamentare.

Lajme

18/09/2018 07:52

Në ora 09:00 mbahet sesioni i dytë i mbledhjes së pestë e Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë.

Pas kësaj, në ora 10 mbahen dy komisione tjera. Njëra është Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku do të shqyrtohet plani i punës së komisionit për sesionin vjeshtor, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, tjetri Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, ku shqyrtohet raporti i punës për sesionin pranveror dhe planin e punës për sesionin vjeshtor 2018.

Kurse në ora 12 mbahet Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, i cili do të shqyrtojë raportin e punës për sesionin pranveror dhe planin e punës për sesionin vjeshtor 2018.