Katër kërkesat e LDK-së për Qeverinë Haradinaj në lidhje me PTK-në

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka renditur katër kërkesa për Qeverinë Haradinaj në lidhje me PTK-në.

Lajme

08/06/2018 20:31

Ai ka ftuar Qeverinë që të vendos monitorim të punësimit në Telekom dhe të shkarkojë gjithë menaxhmentin e lartë të PTK-së.

“E para ne ftojmë Qeverinë që të vendos moratorium të punësimit në Telekom. Vetëm këtë vit janë punësuar mbi 70 njerëz në Telekom, pra në kohën kur kemi rënie të të hyrave, kemi rrëshqitje drejt falimentimit, Telekomi punëson njerëz me tutje. E dyta, kërkojmë që të shkarkoni gjithë menaxhmentin e lartë të PTK-së dhe të shikoni mundësinë t’ia kaloni kompetencat menaxhuese preferueshëm tek një institucion menaxhues potencialisht i jashtëm. E treta Qeveria duhet të ftojë prokurorinë e vendit për të hetuar të gjitha kontratat, punësimet e marrëveshjet e dëmshme që janë aty dhe qeveria duhet të formoj një task forcë që ndihmon prokurorinë në qasje e dokumente relevante. E katërta, të vogëlohet proporcionalisht me qarkullimin dhe kompensimin financiare të pagave në PTK”, u shpreh Abdixhiku.