Kapet me 60 mijë euro drogë, arrestohet shqiptari

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar në autostradën e provincës së Potencës për trafik droge.

Lajme

13/12/2017 23:59

Identiteti i 42-vjeçarit nuk bëhet i ditur nga raportimet e medieve italiane, vetëm theksohet se ai është rezident në Shqipëri.

Gjatë kontrollit të mjetit të tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar 1 kilogramë kokainë.

Sasi që përllogaritet të gjeneronte mbi 60 mijë euro nga shitja e drogës në doza të vogla.