Kapet hajni duke vjedhur në hipermarketin ‘Viva Fresh Store’

Në hipermarketin e “Viva Fresh Store” në Pejë, është kapur në flagrancë duke vjedhur një person, i cili më pas është arrestuar edhe nga policia. 

Lajme

02/09/2014 15:42

Personi me emrin Ylli H., i moshës 30 vjeç është kapur në flagrancë nga punëtori i sigurimit në hipermarketin “Viva Fresh Store” në Pejë, duke vjedhur disa gjësende. 

Rasti është njoftuar në polici, e cila i është përgjigjur menjëherë vendit të ngjarjes.

Pas arritjes në vend ngjarje, policia ka bastisur të dyshuarin tek i cili janë gjetur tri palë trenerka të vjedhura, dhe përveç tyre tek ky i dyshuari gjatë bastisjes janë gjetur edhe katër qese me substancë narkotike e cila dyshohet të jetë marihuanë.

Gjësendet e vjedhura i janë kthyer pronarit, kurse substanca e dyshuar është konfiskuar në cilësi të provës materiale, njofton policia.

Ndërsa, i  dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor, me ç’rast  është dërguar në mbajtje. (lajmi.net)