Kapen tonelata me kanabis në Vlorë, trafikantët braktisin gomonen

Një trafik droge drejt Italisë ka mbetur në tentativë, teksa janë zbuluar nga policia.

Lajme

27/03/2017 21:23

Uniformat blu kanë sekuestruar një gomone në Karaburun të Vlorës, e cila do të nisej drejt brigjeve italiane.

Në mjetin lundrues u gjetën rreth 1 ton kanabis sativa të paketuara. Lënda narkotike pritet të peshohet për të mësuar peshën e saktë të sasisë së kanabisit.

Sapo panë forcat e policisë, trafikantët braktisën gomonen dhe u larguan me këmbë. Ata janë shpallur në kërkim.