Kapen shqiptarët me 190 kg marihuanë

Dy shqiptarë u arrestuan sot në Itali, pasi u kapën me 190 kilogramë lëndë narkotike të llojit marihuanë.

Lajme

02/10/2018 19:24

Të arrestuarit janë një 28 vjeçar një tjetri 26, ndërsa identiteti i tyre nuk bëhet i ditur nga mediat italiane. Gjatë kontrollit të karabinierëve, shoferi i furgonit reagoi në formë agresive, veprim ky që la dyshime të forta tek autoritetet.

Automjeti u pa duke hyrë pas portës së një shtëpie private dhe pas gjysmë ore, patrulla vijoi ta ndiqte. Pas kësaj, karabinierët zhvilluan një kontroll të imtësishëm, ku më pas arritën të gjenin sasinë e drogës.

Por, krahas informacioneve, policia italiane ka publikuar edhe momentin e arrestimit të shqiptarëve. Karabinierët shfaqen duke kapërcyer muret e shtëpisë, në vendin ku ishte futur furgoni që mbante drogën./TvKlan/

 

YouTube player