Kanë 20 vjet martesë, aktorja e njohur: Nuk doja të martohesha me Will Smith

Jada Pinkett Smith dhe Will Smith janë njëri ndër çiftet më të dashura për publikun.

ShowBiz

23/10/2018 18:18

Aktorët Jada Pinkett Smith dhe burri i saj Will Smith tashmë kanë 20 vjet martesë mirëpo kjo nuk do të thotë që nuk kanë pasur batica dhe zbatica në këtë rrugëtim, shkruan lajmi.net

Në një intervistë të fundit çifti kanë folur pa dorëza rreth jetës së tyre private dhe ndër të tjera Jada ka habitur të gjithë kur tha se nuk ka dashur asnjëherë të martohet, madje as me Will Smith.

Ajo është ndier e detyruar të martohet nga nëna e saj, pasi kishe mbetur shtatzënë.

Pjesa e parë e bisedës është publikuar në Facebook dhe ka mbatur në një moment shumë emocionues, ku ata pranojnë madje se janë ndarë.

Javën e ardhshme pritet të publikohet edhe pjesa e dytë./Lajmi.net/