Kandiq kërcënohet për akuzat ndaj Dikoviqit

Themeluesja e Fondi për të Drejtat Humanitare (FDH), Natasha Kandiq, po përballet me kërcënime të njëpasnjëshme nga grupe të ndryshme në Serbi.

Lajme

06/02/2015 16:10

Pas publikimit të fakteve për përfshirjen e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Lubisha Dikoviq, në krime lufte në Kosovë, Kandiq po quhet edhe si gënjeshtare, e cila ka për tendencë njollosjen e ushtrisë serbe.

Mirëpo, në një konferencë për gazetarë të organizuar në Beograd, Kandiq ka thënë se të dhënat për krimet e Dkoviqit të kryera gjatë luftës në Kosovë, kanë për qëllim pastrimin e institucioneve të Serbisë.

“Unë mendoj se publikimi i të dhënave, dëshmive, fakteve, kontribuon në sundim të ligjit. Kjo do të thotë fuqizim të institucioneve. Ndërsa, lidhur me faktet që kanë të bëjnë me disa individë që i kanë uzurpuar pozitat e eprorëve, komandantëve të shtabeve dhe njësiteve, kjo është një çështje tjetër”, ka thënë Kandiq, transmeton lajmi.net.

Aktivistja serbe ka thënë se vazhdojnë t’i arrijnë mesazhe në llogari të saj me titujt se “gënjen për atë që ajo flet”, lidhur me të dhënat për Dikoviqin.

Ajo ka thënë se nga perspektiva e tanishme nuk mund të dokumentohen shumë gjëra, si për shembull vjedhja masive e kafshëve.

 “Ne sot e kemi të vështirë të vërtetojmë të dhëna mbi këto kafshë, dhe është e ditur se në këtë çështje ishte përfshirë brigada 37 e motorizuar”, ka thënë Kandiq.  (lajmi.net)