Kanadaja i pret sirianët me këngën e profetit Muhamed (Video)

163 refugjatë sirian mbërritën në Toronte mbrëmjen e së enjtes.

Bota

12/12/2015 18:35

Në aeroport u nga kryeministri kanadez, Justin Trudeau, që u dëshiroi mirëseardhje.

Të premten është publikuar një video në YouTube ku shihet një kor me fëmijë duke kënduar të sapo ardhurve.

Kanadezët zgjodhën që refugjatëve sirian, tu këndohet kënga tradicionale “Tala’ al-Badru ‘Alayna’, që është një ndër këngët më të vjetra në islam.

Kjo këngë këndohej nga ensarët (ndihmësit) e Profetit Muhamed kur ai kërkoi strehim në qytetin e Medinës.

Ky veprim morri shumë komente pozitive nëpër rrjete sociale, e madje disa kanë shkruar se kjo gjë u ka bërë të qajnë./ Klan Kosova

YouTube player

 

Më poshtë mund ta shikoni videon nga filmi “The Message”, kur profeti Muhamed mbërrin në Medinë.

 

YouTube player