Kampionati botëror sjell disa nga stilet më bizare të mjekrës dhe mustaqeve

Kampionati botëror i mjekrës dhe mustaqeve është mbajtur në Leinfelden-Echterdingen të Gjermanisë ku kanë marrë pjesë burra me stile mjaft mbresëlënëse.

Fun

01/06/2014 21:46

Mustaqe të \’çmendura\’, mjekra të pushëzuara dhe baseta të skalitura në mënyrë të përkryer kanë qenë pjesë e konkursit për mjekrën më të mirë.

Konkursi, i cili mbahet që prej viteve 1900, është përshëndetur në \’Lojërat Olimpike\’ të botës së mjekrës.

Garuesit kanë hyrë në njërën nga 17 kategoritë, duke treguar krijimet e tyre, përfshirë lloje të ndryshme të stilit të mjekrës si \’Mustaqet Angleze\’ dhe \’Mjekër në stil të lirë\’.

Konkursi kishte edhe një seksion \’Dali\’ në homazh të piktorit spanjoll, i cili mbante mustaqe të çuditshme.

Konkurrentët pjesmarrës në Kampionatin Botëror të Mjekrës janë të lejuar të skalitin dhe perfeksionojnë qimet e tyre të fytyrës me produkte të flokëve dhe kapëse flokësh, por janë të ndaluar që të shtojnë qime artificiale.

Juria për vlerësimin e tyre përveç mjekrës bazohen edhe në paraqitjen e përgjithshme të konkurrentëve, stilit dhe personalitetit të tyre.

Kompeticioni i ardhshëm do të mbahet në Portland, Oregon, më 25 tetor të këtij viti.