Kamera më e shpejtë në botë

Kamera e një iPhone mund të marrë rreth 120 foto në sekond në opsionin ‘slow-motion’ dhe një kamerë tipike mund të marrë mijëra foto në sekond, të cilat na lejojnë t’i shikojmë në detaje të mëdha. Por tani është bërë një kamerë edhe më e shpejtë.

Auto & Tek

14/08/2014 23:07

Hulumtuesit në Japoni kanë krijuar kamerën më të shpejtë në botë… kjo kamerë mund të marrë jo miliona e miliarda foto, por 4 triliona foto në sekond.

Kamera quhet ‘Sequentially Timed All-optical Mapping Photography (STAMP)’, dhe mund të bëjë foto me një shpejtësi marramëndëse. Asnjë kamerë tjetër deri më sot nuk e ka arritur këtë shpejtësi. Madje asnjë kamerë nuk i vjen afër kësaj shpejtësie.

STAMP e bën këtë gjë duke përdorur një mënyrë komplet ndryshe për të bërë foto. Zakonisht, një kamerë dërgon dritën mbi një objekt, dhe kjo dritë prodhon foton. Ky proces njihet ndryshe si matje e njëpasnjëshme. Kurse STAMP e anashkalon këtë hap, dhe në vend të tij kap një numër të madh fotosh në të njëjtën kohë.

Qëllimi i STAMP-it nuk është për t’u përdorur për foto të zakonshme nga njerëzit, por për t’u përdorur nëpër laboratore të ndryshme për të parë më afër dhe më qartë reaksione të ndryshme kimike. Qëllimi kryesor është për të ndihmuar në vëzhgime mjekësore dhe hulumtime të tjera shkencore.

Burimi – TechSot