Kam nevojë – Alban Skenderaj ft Elinel – Teksti i këngës – Lajmi.net
Kam nevojë – Alban Skenderaj ft Elinel – Teksti i këngës
Autori: Lajmi.net Tekste Këngësh Shqip 17:12, 7 May 2016
Teksti i këngës 'Kam nevojë' nga Albn Skenderaj dhe Elinel.

Shpirt pangopur, peng në kohë
Natën gjumin nuk e njoh
Endem nëpër shtigjet e vetmisë
Sytë më shohin bardhë e zi
Jam njeri e s’jam njeri
Zhytur thellë në baltën e lakmisë

REF:
Kam nevojë për pak muzikë
Ndjenjën ta jetoj pa frikë
Të gjej paqe thellë në zemër
Të mbështetem tek një mik
Kam nevojë të them më fal
Të besoj në ideal
Të qesh, të qaj me mall
Kam nevojë të ndihem gjallë

Elinel:
Dashni
Kjo çmenduni e arsyetume
M’ka bo me lu me zjerm
Ma ka pru shpirtin n’maje hune
M’ka bo me dyshu n’veten
Urrejtja erdh e pa ftume
Jom munu me lartësu me punë veten
N’kët botë t’kufizume
I rrethum jom me shoqni
Që shohin veç sipërfaqen
Vlerësojnë veç sipërfaqen
E bojnë sikur t’vetknaqun
Kam nevojë mu çmu për ato që jom
S’kom nevojë me ndrru për një opinion
As me ndrru për kërkon
Nevoja m’nxiti e une shpiki
Mënyra qysh me pa dritën midis eklipsi
Qysh me mujt me pa t’mirën n’diçka t’keqe
T’pa shpirtit m’i thirr n’ndërgjegje
Me dashni me fshi urrejtje
Pritëm se po bi
Bi si një stuhi
Përplotë me shi n’ër lot e mi
Veç unë e di sa thellësi
Ka m’rri shtrati i këtij lumi
Që vërshon vështirësi
Po s’mundet me m’përbi
Kom me kon ç’ai që noton
Kundër rrjedhës që vërshon me furi

Dhe kur të qëndroj ndoshta me zor në këmbë
Dhe kur gjithçka që ka mbetur është një këngë
Unë do them krenar se jetova, i lirë
Dhe kur gjethet të jenë zverdhur një mëngjes
Kur thesaret të veniten në harresë
Veç një emocion vlen njëmijë pasuri

REF:
Kam nevojë për pak muzikë
Ndjenjën ta jetoj pa frikë
Të gjej paqe thellë në zemër
Të mbështetem tek një mik
Kam nevojë të them më fal
Të besoj në ideal
Të qesh, të qaj me mall
Kam nevojë të ndihem gjallë

Elinel:
Kom nevojë
Për një bisedë t’sinqertë mos mu paragjyku
Për ato qa mundet goja me nxjerr
Kom nevojë me m’bo, me besu
Që s’ki me m’keqkuptu
Po ki me kon me mu
A je me mu?
Kom nevojë
Me taku njerëz që m’inspirojnë
E m’bojnë me besu që besnikërinë se tradhtojnë
Kom nevojë ksaj egos teme me ja dhon ni kuptim
Me besu që me kon i mirë n’jetë e ka një qëllim

Hapin jo nuk e ndal
Jo nuk e ndal
Kam nevojë më shumë se kurrë të ndihem gjallë

REF:
Kam nevojë për pak muzikë
Ndjenjën ta jetoj pa frikë
Të gjej paqe thellë në zemër
Të mbështetem tek një mik
Kam nevojë të them më fal
Të besoj në ideal
Të qesh, të qaj me mall
Kam nevojë të ndihem gjallë

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bike Rivals
  • Play Supercar Showdown
  • Play World Soccer Champion
  • Play Stealth Sniper