Kaloni gjysmën e ditës në këmbë, për të reduktuar rrezikun nga kanceri

Personat që punojnë në zyre duhet t’i braktisin karriget e tyre për gjysmën e ditës së tyre të punës për të zvogëluar rrezikun e sulmeve në zemër, kancerit, apo diabetit, thuhet sipas një studimi.

Lifestyle

04/06/2015 16:42

‘Shefat’ duhet të sigurojnë tavolina në të cilat njerëzit mund të qëndrojnë në to, dhe t’i lejojnë punëtorët të kenë ndërprerje të rregullta për të ecur përreth, thuhet në bazë të studimit të ri.

Dhe, kompanitë duhet t’i paralajmërojnë punëtorët e tyre se “ulja e tepërt mund të shkaktojë sulm në zemër dhe të rrisë rrezikun nga vdekja e parakohshme”, thotë studimi i botuar në revistën britanike ‘Sports Medicine’, transmeton Lajmi.net.

Ata të cilët punojnë nëpër zyre duhet të kalojnë të paktën dy orë në ditë në këmbë pa ndërprerë duke bërë aktivitet të lehtë gjatë orarit të punës, përfundimisht duke kompletuar rekomandimin prej katër orëve, për të ulur rreziqet shëndetësore.

Dr. Ann Hoskins, udhëzues i shëndetit dhe mirëqenies, tha: “Të jesh aktiv është mirë për shëndetin fizik dhe mental. Ndryshime të thjeshta në sjellje, të tilla si mosqëndrimi shumë ulur, mund të bëjë një ndryshim të madh. Ne e mirëpresim këtë studim, por më shumë hulumtime duhet kryer para se të rekomandohen objektivat ditore për aktivitetin tonë të punës.”