Kallëzim penal ndaj kryeministrit Mustafa, për ushtrim të dhunës fizike

Aktivistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetarja e degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla ka treguar se është duke pritur protokollimin nga Prokuroria e Shtetit për kallëzimin penal ndaj kryeministrit Isa Mustafa.

Lajme

23/05/2016 14:00

Ajo nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka thënë se është kureshtare për trajtimin e këtij rasti.

“Në prokurori, në pritje të protokollimit të kallëzimit penal ndaj Isa Mustafës, Ismet Beqirit dhe dy shoferave të qeverisë dhe LDK-së, të cilët duke dashur të luajnë rolin e rojes, më sulmuan fizikisht… Kureshtare se si do të trajtohet ky rast skandaloz nga organet e drejtësisë”, është shprehur ajo.