Kajtazi: Nuk e kam të incizuar bisedën me Mustafën

Gazetari Vehbi Kajtazi, i cili dje deklaroi se është kërcënuar nga kryeministri Isa Mustafa, ka bërë të ditur se nuk e ka të incizuar bisedën në viber.

Lajme

21/03/2016 23:41

Kajtazi sqaron se bisedën e incizuar e ka vetëm atë të ministrit Abrashi, e jo edhe te kryeministrit Mustafa. Ai është arsyetuar se nuk ka pas aplikacion të instaluar në telefon, që do t’ia mundësonte incizimin e bisedës.

“Kryeministri dje e ka bërë një gjest që ndoshta sot është pendua, por nuk ka kërkuar falje, e kjo të lë me kuptua se kërcënimi është më serioz”, vlerësoi ai.

Kajtazi tha se do të kërkojë dëmshpërblim nga Kryeministri për shqetësimet që ia ka bërë atij personalisht dhe familjes se tij. /rrokum.tv