Kadri Veseli: Sondazhet e nxjerrin PDK-në bindshëm si partia e parë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se koalicioni me LDK-në do ta forcojë partinë që ai e drejton në zgjedhje kurdo që ato mbahen.

Lajme

21/02/2017 23:59

Ai ka thënë se shtresa akademike dhe intelektuale mund të zgjerohet në PDK, duke mohuar kategorikisht se Partia Demokratike e Kosovës mund të tkurret.

“Kurti (Albin Kurti) nuk ishte i sigurt kur tha se VV-ja është e para në sondazhe. Nuk ka asnjë rrezik në tkurrjen e PDK-së. Koalicioni me LDK-në e forcon dhe e zgjeron shtratin e Partisë Demokratike. Shtresa akademike dhe intelektuale mund të futet në PDK”, u shpreh Kadri Veseli në Top Story, transmeton lajmi.net

“Nuk kemi shfaq megalomani apo mendjemadhësi, jemi ballafaquar me çdo sfidë dhe nuk vëmë pikëpyetje për asnjë proces. Vizioni i PDK-së është të mos e lejojë askënd ta cenojë Kosovën. Kosova mund të bëhet Zvicra e Ballkanit”, theksoi lideri i PDK-së.

“Sondazhet e fundit, pra deri në këtë moment, na nxjerrin bindshëm partinë e parë në Kosovë”, ka thënë Veseli.

Ai në fund e komentoi koalicionin me LDK-në, si bashkim për interesat e qytetarëve të Kosovës. /Lajmi.net/