Kadri Veseli: Seanca do të rifillojë pas 20 minutave

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ka përfunduar dhe pas pak pritet të rifillojë seanca e Kuvendit të Kosovës e ndërprerë pas hedhjes së gazit lotsjellës nga opozita.

Lajme

23/10/2015 23:30

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë, shkurt u ka thënë gazetarëve se seanca do të rifillojë pas 20 minutave pa dhënë detaje se në çfarë forme, kur dihet se opozita e ka ripërsëritur se do të vazhdojë ta bllokojë atë.