Kadare sërish nuk fiton çmimin Nobel për Letërsi

Që prej vitit 1901 Akademia suedeze ndan çmimin Nobel për Letërsi.

Lajme

08/10/2015 14:40

Sot, këtë çmim e fitoi shkrimtarja bjelloruse Svjetlana Akesijeviq.

Në mesin e 259 shkrimtarëve, të propozuar për këtë çmim nga shtëpi të ndryshme botuese në botë, për të disatën herë ishte edhe shkrimtari shqiptar me famë botërore Ismajl Kadare, i cili edhe këtë vit dështoi të marrë Nobelin për Letërsi.

Kadare është autori i shumë veprave në poezi dhe prozë, laureat i shumë çmimeve kombëtare për letërsi. Ai njëherësh është anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe anëtar i Akademis Franceze të Shkencave Morale.

Veprat e Kadaresë janë përkthyer në mbi 40 gjuhë të huaja.

Vitin e kaluar Nobelin për Letërsi e fitoi shkrimtari francez, Patrick Modiano.

Laureatët e Nobelit të këtij viti do të marrin tetë milionë korona suedeze (rreth 950.000 dollarë ose 855,000 euro).

Laureatja e çmimit Nobel për Letërsi Sjvetlana Akesijkeviq, bëhet femra e 14 që merr këtë çmim.

Çmimi Nobel për Letërsi ndahet çdo vit në muajin tetor, ashtu siç ishte kërkuar nga shkencëtari Alfred Nobel, i cili këtë kërkesë e kishte shkruar në testamentin e tij.

“Për njeriun që ka krijuar në fushën e letërsisë veprën më të vlefshme me një drejtim ideal”, kishte shkruar Nobel në testament./lajmi.net/