Ka përfunduar pjesa e parë e derbit Juventus – Inter

Është mbyllur pjesa e parë në super ndeshjen Juventus – Inter.

Sport

07/12/2018 21:19

45 minutat e para janë mbyllur me rezultatin 0:0, edhe pse të dy skuadrat patën shanset e tyre.

Rastin më të mirë deri më tani në këtë takim e pati lojtari i Inter, Gagliardini i cili i vetëm përball portierit dështoi të realizonte, shkruan lajmi.net.

Në radhët e Juventus rastin më të mirë e pati Chiellini, pas një goditje mirë të ekzekutuar nga këndi.

Pjesa e dytë e këtij takimi pritet të jetë edhe më e zjarrtë dhe pritet të tregojë një Inter akoma më kërkues. /Lajmi.net/