Ka ngordhur rinoqeronti i bardhë verior, i fundit mashkull në tokë

Rinoqeronti i fundit mashkull i mbijetur ka ngordhur pas shumë muajsh shëndeti të dobët, thonë kujdestarët e tij.

Fun

20/03/2018 13:45

 

Rinoqeronti ka jetuar në Konservatoriumin Ol Pejeta në Kenia. Ai është vënë në gjumë të hënën pas komplikimeve të ndjeshme shëndetësore, transmeton lajmi.net

Pas ngordhjes së tij, ai ka lënë pas dy rinoqerontë femra.

Rinoqerontët, të cilët janë pesë lloje, rangohen në vendin e dytë për nga madhësia, pas elefantëve. Ndërsa rinoqerontët e bardhë ndahen në dy grupe: Rinoqerontët e bardhë jugor, të cilët ekzistojnë rreth 20 mijë në botën e egër, dhe specia tjetër e bardhë e cila është shumë në rrezik për zhdukje.

Rinoqeronti i quajtur Sudan, ishte i fundit i mbijetuar nga kjo specie e rrezikuar, pasi mashkulli i dytë kishte ngordhur në fund të vitit 2014.

Sudani ishte mashkulli i fundit verior i cili ka lindur në botën e egër.

”Vdekja e tij është një simbol mizor i shpërfilljes njerëzore për natyrën dhe i ka pikëlluar të gjithë ata që e njihnin atë,” tha Stejskal, sipas Agjencisë së lajmeve AFP. /Lajmi.net/