Juventusi merr një lajm të keq para ndeshjes me Atletico Madridin

Sami Khedira do të jetë jashtë fushave për një muaj pas trajtimit të problemeve me zemër, ka konfirmuar skuadra e Juventusit.

Sport

20/02/2019 16:11

Mesfushori është lënë jashtë listës përfundimtare të trajnerit Massimiliano Allegri për ndeshjen kundër Atletico Madrid, pas zbulimit të një rrahje të parregullt të zemrës.

Khedira nuk do të kthehet në aksion deri në fund të muajit mars, ndërsa Juventusi ka konfirmuar se trajtimi ka përfunduar me sukses.

Në komunikatën e Juventusit thuhet se gjermani i është nënshtruar me sukses një ndërhyrje kardiologjie, përcjell ‘lajmi.net’.

Tutje thuhet se lojtari do të jetë i gatshëm brenda një muaji.

Khedira, i cili u bashkua me Juventusin në vitin 2015 nga Real Madrid, ndërsa këtë sezon ka bërë 15 paraqitje në të gjitha garat./Lajmi.net/