Juventus shpenzon 126 milionë euro për tri super përforcime (FOTO)

Juventus planifikon të sjellë përforcime të mëdha në ekip, gjatë afatit kalimtar të verës.

Merkato

12/05/2017 08:12

Juventus do të bëjë përforcime të mëdha, gjatë afatit kalimtar të verës.

E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” raporton se “Bianconerët” do të fitojë së paku 126 milionë euro nga rrugëtimi deri në finalen e Ligës së Kampionëve.

Ato do të investohen në përforcime ku tashmë janë zbuluar emrat e tre futbollistëve që mund të transferohen në Torino, përcjell “lajmi.net”.

Mesfushori i Bayern Munichut, Diego Costa, ai i Barcelonës, Andre Gomes dhe mbrojtësi i Milanit, Mattia De Sciglio janë tri përforcimet e mundshme të Juventusit për sezonin e ri. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6