Juventus me ndryshim të madh në formacion kundër Real Madridit (FOTO)

Juventus me ndryshim të madh në formacion për finalen kundër Real Madridit.

Sport

01/06/2017 08:51

Juventus do të paraqitet me një ndryshim në formacion në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” shkruan se Juan Cuadrado nuk do të luajë nga minuta e parë, përcjell “lajmi.net”.

Andrea Barzagli do të jetë në krahun e djathtë të mbrojtjes kurse në rol më të avancuar do të luajë Dani Alves. /Lajmi.net/