Juventus – Barcelona, ‘Neymar’ i ri zgjedh klubin e tij!

Vinicuis Junior ka pranuar se dëshiron të transferohet te një prej klubeve më të mëdha në botë.

Sport

31/03/2017 09:20

Vinicuis Junior është talenti më i ri në botën e futbollit.

Në moshën 16-vjeç, ai ka filluar të konsiderohet si “Neymar i ri”.

Dhe, ai mund të largohet nga Flamengo pasi të arrijë moshën madhore. “Globoesporte” ka publikuar deklaratën e re të tij ku ai zgjedh mes Barcelonës dhe Juventusit, dy klube të interesuara për shërbimet e tij.

“Shikoj shumë xhirime të Neymarit dhe mundohem ta përsëris atë që bën ai, mund të bëj më mirë”, deklaroi ai, përcjell “lajmi.net”.

“Barcelona do të ishte një ëndërr, luaj gjithmonë në Play Station dhe i marr ata si ekipi im”, u shpreh Junior. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy